Juventusi fitoi me rezultatin 2-1 derbin e Italisë përballë Interit e vlefshme për javën e 7-të në Serie A.
Cristiano Ronaldo nuk arriti që të shkruajë emrin në listën e golashënuesve, por në fund të ndeshjes ishte lojtari më i mirë duke marrë edhe notën më të lartë.
5 herë fituesi i “Topit të Artë” në minutën e 9 të takimit realizoi një “magji” të vërtetë duke dribluar mbrojtësit kundërshtarë.
Portugezi bëri gjithçka mirë por gjuajtja e tij u ndal nga trau i portës që mbrohej nga Handanovic.
Lëvizjet e shpejta trullosën të gjithë mbrojtjen zikaltër, ndërsa komentatori arab u çmend pas klasit të CR7-tës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
Kur ndjekin ndeshjen e kometuar à prej nje arabi , eshte normale qe te jeshe gdhe. Nuk e di ky provincial qe derbi quhet nje ndeshje ndermjet dy skuadrave te nje qyteti?