FOTO/ Ky është vlerësimi për Ronaldon kundër Interit. Notat e lojtarëve

FOTO/ Ky është vlerësimi për Ronaldon kundër Interit. Notat e lojtarëve

23:05, 06/10/2019

Në “San Siro” u luajt derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit, shkruan Syri.net.

Kampionët në fuqi tregojnë forcën e tyre të vërtetë, duke fituar me rezultatin 2-1 e duke i marrë kreun zikaltërve.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1, ku golin e parë e shënoi Dybala në minutën e 4-t, por kundërpërgjigjet Lautaro Martinez me penallti në të 18’.

Në pjesën e dytë, Sarri hedh në fushën e lojës Higuain, i cili në minutën e 80-të shënon golin e avantazhit për Juventusin.

Ky rezultoi dhe goli vendimtar i supersfidës, me Juventusin që ngjitet në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Interi mbetet 18 dhe zbret në vend të dytë.

Cristiano Ronaldo është vlerësuar me notën më të lartë, 8.2.      

Më poshtë mund të shihni notat e lojtarëve të të dy ekipeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco