VIDEO/ Zbulohen arsyet, ja pse u hodh futbollisti i Partizanit nga kati i 6

VIDEO/ Zbulohen arsyet, ja pse u hodh futbollisti i Partizanit nga kati i 6

12:39, 06/10/2019

Portieri i Partizanit Aldo Teqja tronditi mbarë opinioni sportiv me veprimin e bërë ditën e djeshme. E tashmë 24 vjeçarit i duhet që të zhvillojë betejën më të rëndësishme, atë me jetën e tij.

Mjekët raportuan se rreziku ka kaluar, pasi nuk ka dëmtime në organet jetësore, edhe pse gjithçka mbetet për t’u parë në orët në vijim. Pas ndeshjes Partizani vs Teuta 1-1, të luajtur dje në “Selman Stërmasi”, futbollisti i Partizanit mësohet se ka qenë duke u kthyer në shtëpi.

Rreth orës 19:40, ai ka qenë pranë banesës së tij në “Komunën e Parisit”, aty ku jeton në një apartament me qira prej disa muajsh, së bashku me partneren. Burime nga klubi bëjnë me dije se Teqja ka qenë në një automjet së bashku me partneren dhe kur kanë mbërritur në afërsi të kompleksit, ai ka dalë i pari nga automjeti.

Sipas burimeve nga policia mësohet se portieri kapasur një debat me partneren dhe pasi ka dalë nga makina, ka vendosur të ngjitet i vetëm në apartamentin që ndodhej në katin e gjashtë të pallatit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco