Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

 Barazimi shokues me Brugge, ja deklarata e plotë e Zidan

Barazimi shokues me Brugge, ja deklarata e plotë e Zidan

12:45, 02/10/2019

Zinedine Zidane e përshkroi si ‘qesharak’, golin e parë që Real Madrid pësoi kundër Club Brugge.

Skuadra e tij arriti të shpëtojë duke nxjerrë një barazim 2-2 në Ligën e Kampionëve të martën.

Reali e gjeti në disavantazh në ‘Santiago Bernabeu’ brenda vetëm 9 minutash ndërsa sulmuesi i Brugge, Emmanuel Bonaventure gjeti pjesën e pasme të rrjetës me shumë fat.

Bonaventure shënoi edhe njëherë në një goditje mjaft të dobët, çka solli zëvendësimin e Courtois pas vetëm 45 minutave.

‘Goli i parë që e pësuam ishte qesharak’, tha Zidane në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

‘Nuk është se jam i lumtur që kemi marrë një pikë, por jam i kënaqur me reagimin’.

‘Pjesa e parë ishte e keqe, ne nuk hymë të përqendruar dhe goli i parë që pranuam ishte qesharak. Gjysma e dytë ishte krejtësisht e ndryshme dhe ne bëmë 45 minuta siç nuk kemi bërë kurrë. Dua të kujtoj vetëm 45 minutat e pjesës së dytë’, potencoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco