Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet që do të luhen sot dhe orari

Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet që do të luhen sot dhe orari

11:09, 02/10/2019

Pasi u luajtën dje disa nga ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë, sot do të luhen edhe ndeshjet e tjera të 1/16-ve.

Në Grupin A, Teuta ka një ndeshje të lehtë në shtëpi ndaj Tërbunit, ku ndeshjen e parë e ka fituar me rezultatin 3-0 dhe sot, do të ketë hapësirë për të rinjtë në formacion.

Ndeshje të lehtë ka edhe Tirana në letër, por bardhebluve u duhet të fitojnë duke qenë se në transfertën ndaj Shënkollit barazuan pa gola në ndeshjen e parë.

Flamurtarit i duhet të fitojë ndaj Veleçikut, pasi vetëm pak ditë më parë u mundën në transfertë me rezultatin 3-2.

Vllaznia e ka fituar takimin e parë dhe në “Loro Boriçi” i mjafton të mbrojë rezultatin.

Në Grupin B, Skënderbeu ka një ndeshje formaliteti ndaj Devollit duke qenë se ndeshjen e parë e ka fituar me rezultatin 4-1, ndërkohë që edhe Bylisi është me një hap në turin tjetër.

Ballshiotët kanë mundur me rezultatin 4-0 në ndeshjen e parë Pogradecin dhe sot në shtëpi, nuk pritet të ketë surpriza.

Laçit i duhet fitore kundër Elbasanit, pasi takimi i parë është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Kupa e Shqipërisë:

Grupi A

14:00 Teuta – Tërbuni (3-0)

14:00 Flamurtari – Veleçiku (2-3)

14:00 Tirana – Shënkolli (0-0)

14:00 Kastrioti – Iliria (1-2)

14:00 Vllaznia – Burreli (1-0)

14:00 Dinamo – Erzeni (0-3)

14:00 Besëlidhja – Korabi (1-2)

Grupi B

14:00 Skënderbeu – Devolli (4-1)

14:00 Laçi – Elbasani (0-0)

14:00 Luftëtari – Turbina (1-0)

14:00 Kamza – Apolonia (0-3 në tavolinë)

14:00 Bylis – Pogradeci (4-0)

14:00 Besa – Egnatia (1-0)

14:00 Oriku – Lushnja (1-2)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco