Higuain pas golit në Champions: Me Sarrin do tregoj sa vlej

Higuain pas golit në Champions: Me Sarrin do tregoj sa vlej

10:48, 02/10/2019

“Shumë i lumtur për paraqitjen e skuadrës”. Kështu është shprehur me të drejtë Gonzalo Higuain pas përfundimit të ndeshjes kundër Bayer Leverkusenit, e mbyllur me rezultatin 3-0 për Juventusin.

Sulmuesi argjentinas, autor i golit të parë dhe mes protagonistëve kryesorë për bardhezinjtë ndaj gjermanëve, ka analizuar sfidën dhe i ka treguar rrugën “Zonjës” në disa deklarata për mediat italiane.

“Nëse duam të ecim përpara, duhet të luajmë kështu. Sarri? Me të te Napoli kam zhvilluar sezonin më të mirë, punoj mirë përkrah tij dhe drejtuesve të Juves. U riktheva këtu me bindje të plotë, për të qëndruar dhe për të treguar sa vlej”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco