Rekordi i ri i Ronaldos në Champions, por rrezikohet nga Messi

Rekordi i ri i Ronaldos në Champions, por rrezikohet nga Messi

10:11, 02/10/2019

Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve, pas golit në fitoren e Juventusit kundër Bayer Leverkusen mbrëmjen e djeshme.

Ronaldo shënoi në minutën e 88-të në triumfin 3-0 të Juves kundër gjermanëve.

Kjo nënkupton se superylli portugez ka shënuar kundër 33 kundërshtarëve në Ligën e Kampionëve, duke u barazuar me legjendën e Real Madridit, Raul Gonzalez.

Ronaldo nuk mund të jetë i qetë në këtë rekord, pasi rivali i tij i madh, Lionel Messi, ka shënuar kundër 32 ekipeve të ndryshme në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve.

Ylli i Barcelonës mund ta barazojë Ronaldon jo më larg se sot, nëse shënon kundër Interit, një klub ndaj të cilit Messi ende nuk ka mundur ta gjejë rrugën e rrjetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco