Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Eto’o: Ky është futbollisti më i mirë në histori të futbollit

Eto’o: Ky është futbollisti më i mirë në histori të futbollit

17:48, 01/10/2019

Samuel Eto’o ka folur për momentet më të mira të karrierës së tij.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi kamerunas mendon se Leo Messi është futbollisti më i mirë në histori të futbollit.

“Kohën më të mirë e kam pasur te Mallroca. Kam fituar shumë trofe te Barcelona dhe Inter, por periudhën më të mirë e kam kaluar te Mallorca”, tha fillimisht Eto’o.

 “Lionel Messi është më miri në histori për mua. Ai së fundmi fitoi çmimin “The Best”. Gjatë kohës kur të dy luanim me fanellën e Barçës unë e kam rritur atë djalë”, përfundoi ai.

Sulmuesi legjendar filloi karrierën te Real Madrid, por vëmendjen e mori pas paraqitjeve të mira te Mallorca, për t’u transferuar më pas te Barcelona dhe Interi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco