Grabitet shtëpia e lojtarit të Atleticos që sot luan në Champions

Grabitet shtëpia e lojtarit të Atleticos që sot luan në Champions

16:39, 01/10/2019

Grabitet shtëpia e mesfushorit të Atletico Madridit, Thomas Partey.

26-vjeçari është “viktima” e radhës që pëson grabitje ndërsa ngjarja ndodhi në momentin kur futbollisti po udhëtonte drejt Moskës për të luajtur ndeshjen e Champions Leagues.

Grabitja e lojtarëve veçanërisht ata që luajnë në Spanjë është bërë tashmë një trend dhe autoritetet spanjolle planifikojnë të marrin masa të rrepta.

Kujtojmë që shtëpia e Casemiros u thye dy ditë më parë me familjen e tij brenda shtëpisë, gjë që shkaktoi një thirrje publike nga gruaja e Lucas Vazquez.

“Një pas tjetrit”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

“Kur mund të jetoj në paqe në shtëpinë time? Kur mund të shkoj të punoj i qetë?”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco