Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zbulohet shkaku pse Hysaj nuk udhëtoi me Napolin për në Belgjikë

Zbulohet shkaku pse Hysaj nuk udhëtoi me Napolin për në Belgjikë

14:26, 01/10/2019

Që nga koha kur Carlo Ancelotti ka marrë drejtimin e Napolit, mbrojtësi Elseid Hysaj ka pasur pak minuta me skuadrën italiane.

Tekniku nuk e shikon si titullar shqiptarin, me këtë të fundit që ishte në merkato gjatë gjithë verës, por pa mundur të kalojë tek një skuadër e re për të vazhduar karrierën e tij.

Kohët e fundit 25-vjeçari është shoqëruar nga disa probleme fizike, të cilat ia kanë bërë të pamundur të jetë në formën e tij më të mirë.

Napoli do të luajë ditën e nesërme në Ligën e Kampionëve, teksa do të udhëtojë drejt Belgjikës për tu përballur me Genk.

Në këtë ndeshje me skuadrën e të kaltërve nuk do të jetë shkodrani dhe shkak për këtë thuhet se ka qenë vetë dëshira e lojtarit.

Mbrojtësi i ka kërkuar Ancelottit të qëndrojë në Itali, pasi dëshiron të kapë formën më të mirë pas problemeve që kishte kohët e fundit, kërkesë të cilën trajneri italian e ka pranuar menjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco