Samuel Eto’o: Ju tregoj si e mora vendimin për t’u tërhequr nga futbolli

Samuel Eto’o: Ju tregoj si e mora vendimin për t’u tërhequr nga futbolli

13:37, 01/10/2019

Samuel Eto’o është një nga futbollistët që sapo ka varur këpucët në gozhdë. 

Sulmuesi kamerunas, i cili në karrierën e tij ka lënë shenjë sidomos në eksperiencat me Barcelonën dhe Interin, në një intervistë për mediat italiane ka shpjeguar edhe arsyen se përse ka vendosur t’i japë fund futbollit të luajtur në moshën 38-vjeçare.

E mendoja prej disa vitesh këtë moment, por nuk kisha një datë të saktë në mendje. Disa muaj më parë po flisja me një mikun tim nga Katari. Përse vazhdon të luash më tha ai? Sepse e dashuroj futbollin i thashë. Por ti mund ti japësh shumë futbollit, por në një mënyrë tjetër më tha ai, dhe në atë moment mendova përse jo. Fola me gruan time dhe me personat më të afërt dhe më pas sërish me të. Ke të drejtë i thashë dhe mora vendimin për t’u tërhequr”, ka deklaruar Samuel Eto’o i cili e mbylli karrierën si futbollist pikërisht në Katar me fanellën Qatar SC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco