‘Pogba është fëmija problematik i Manchester United’

‘Pogba është fëmija problematik i Manchester United’

10:35, 01/10/2019

Manchester United u ndal në një barazim 1-1 në shtëpi mbrëmjen e djeshme ndaj Arsenalit.

“Djajtë e Kuq” kaluan të parët në avantazh me anë të mesfushorit Mektominej, por në fraksionin e dytë topçinjtë vendosën sërish ekuilibrat.

Edhe njëherë tjetër, kritikat kanë rënduar mbi Pol Pogba, pasi ky i fundit nuk mori përsipër të ndryshonte situatën.

Pas ndeshjes, legjenda e Manchester United,  ish-portieri Peter Schmeichel është shprehur se ende nuk e ka kuptuar rolin e Pogba në fushë dhe sipas danezit, ai është fëmija problematik i skuadrës.

 “Ai po luan shumë mbrapa dhe nuk e kuptoj rolin e tij në skuadër. Edhe kur u kryen zëvendësimet dhe Solskjaer e spostoi para, Pogba sërish nuk ndryshoi shumë. Jam dakord se kishte dy pasime të mira në këtë ndeshje, por janë vetë dy dhe jo 15.

Ky është problem sepse ai merr shumë vëmendje dhe ndihet sikur është fëmija problematik i skuadrës. Duhet të kuptojmë rolin e tij, çfarë do të bëjë ai për ekipin e Manchester United. Ne e kemi parë klasin e tij, por te Manchesteri nuk po funksionon dhe kjo duhet rregulluar”, u shpreh ish-portieri i United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco