Tifozët e Arsenalit tallen me Granit Xhakën

Tifozët e Arsenalit tallen me Granit Xhakën

09:58, 01/10/2019

Tifozët e Arsenalit duket se e kanë kapur me Granit Xhakën, kapitenin e tyre të ri, për problemet që kanë nisur sezonin e ri.

Mesfushori përfundoi sërish në qendër të kritikave pas golit të MekTominejt në “Old Trafford”.

“Duket si kryeministri Xhonson, i cili u shmanget pyetjeve të Mbretëreshës”, shkruanin disa nga tifozët londinezë për atë tentativë që dukej si një ulje koke për të mos u tronditur nga silura që lëshoi mesfushori i “djajve”.

Por profesionistët e morën në mbrojtje. “Ndoshta topi vjen shumë shpejt. Unë do isha shumë i gëzuar ta kritikoja atë, por topi i kalon shumë shpejt”, tha ish-kapiteni i United, Roy Kean.

Ndërsa komentatori tjetër i “Sky Sports”, Jamey Carrager, shtoi: “Topi merr një fallco. Nuk e di përse, por nëse mendon se topi po të vjen në fytyrë, pse duhet ta ulësh kokën poshtë. Vendosja e duarve pas shpine me kokën poshtë nuk është gjëja e duhur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco