Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Nini Karafili, atletja e shquar e Shkodrës

Nini Karafili, atletja e shquar e Shkodrës

09:25, 01/10/2019

Nini Karafilin me të drejtë mund ta quajmë një nga veteranet e para të sportit shkodran. E ka filluar aktivitetin sportiv qysh në vitin 1946 duke marrë pjesë në Krosin Popullor si nxënëse e shkollës 7-vjeçare, duke zënë vendin e parë në qytet.

Më pas në Kampionatin e Parë Kombëtar të Atletikës të Lehtë me të rritur mori pjesë në vrap 100 m dhe 200 m dhe stafetë 4 x 100 ku zuri vendin e tretë të këtyre garave.

Në vitin 1947 në garën e vrapit 800 m zuri vendin e parë, po në këtë vit mori pjesë në Ballkaniadën Kombëtare në Rumani në vrap 800 m duke qenë e vetmja atlete e ekipit shqiptar që arriti rezultatin më të mirë, duke zënë vendin e 6-të.

Nini Karafili ka përfaqësuar denjësisht shoqerinë sportive Vllaznia duke qenë sportiste e kategorisë së parë jo vetëm në atletikë por edhe në volejboll, basketboll kapitene skuadre, hedhje e granatës, disku e gjyle, pentathlon e kërcim së gjati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco