Kupa e Shqipërisë/ Zbresin sot në fushë Partizani dhe Kukësi

Kupa e Shqipërisë/ Zbresin sot në fushë Partizani dhe Kukësi

09:06, 01/10/2019

Do të luhen ditën e sotme 3 përballjet e kthimit të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Në fushën e lojës do të zbresin kampionat në fuqi të Kukësit si dhe Partizani, që është kampion i Kategorisë Superiore.

Për të dy skuadrat, si për të kuqtë ashtu edhe për verilindorët, kualifikimi është një formalitet, pasi kanë triumfuar në ndeshjet e para me rezultatet 3-0, 3-1.

Skuadra e Lerdës do të presë Vorën e Kategorisë së Dytë, në takimin që do të zhvillohet në Pezë-Helmes, 2 ditë pas derbit.

Tekniku italian do t’iu besojë në këtë sfidë lojtarëve të rinj, ndërkohë që Kukësi i Shpëtim Duros, ka përballë Shkumbinin që militon në Kategorinë e Parë.

Sfida e sotme do të zhvillohet në kompleksin e Kamzës.

Përballje tjetër e dytës së sotme është ajo mes Luftëtarit dhe Turbinës.

Gjirokastritët triumfuan në ndeshjen e parë në transfertë, ndërkohë që do të kërkojnë ta menaxhojnë më së miri këtë rezultat. Të tre sfidat do të startojnë në orën 14:00.

GRUPI A

Partizani – Vora  14:00 (3-0)

GRUPI B

Kukësi-Shkumbini 14:00 (3-1)

Luftëtari-Turbina 14:00 (1-0)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco