Evazioni fiskal/ Gjykata e Madridit merr vendimin për Lionel Messin

Evazioni fiskal/ Gjykata e Madridit merr vendimin për Lionel Messin

08:47, 01/10/2019

Audiencia Nacional në Madrid, një gjykatë e përqendruar në Spanjë me juridiksion mbi të gjithë territorin spanjoll, ka vendosur të mbyllë çështjen kundër Lionel Messit për dyshime të evazionit fiskal, mashtrim dhe pastrim parash, në lidhje me fondacionin Messi.

Gjykatësja Maria Tardon ra dakord të pushojë çështjen e ngritur nga një individ, një ish-punonjës i Fondacionit të lojtarit, kundër Messit, babait të tij dhe vëllait të tij.

Gjyqtarja shpjegoi se ankesa nuk jepte të dhëna ose prova dhe bazohej vetëm në artikuj të lajmeve të bazuara në fakte.

Gjykatësja dekretoi që çështja të mbyllet në nenin 637 të Ligjit të Procedurës Penale, pasi ajo nuk sheh asnjë tregues racional se çështja duhet të vazhdohet, ose se ka ndodhur një vepër penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco