VIDEO/ Shpallet goli më i bukur i vitit, FIFA i jep çmimin ‘Pushkash’

VIDEO/ Shpallet goli më i bukur i vitit, FIFA i jep çmimin ‘Pushkash’

20:59, 23/09/2019

Po zhvillohet në “La Scala” të Milanos ceremonia e organizuar nga FIFA për çmimet “The Best”, e cila nderon lojtarët më të mirë në sezonin që lamë pas.

Në çmimin kryesor, garojnë Mesi, Ronaldo dhe Van Dajk, dhe favorit është holandezi, i cili u shpall edhe kampion Europe me Liverpulin.

Mesi dhe Van Dajk gjenden në ceremoni, ndërkohë që mungon CR7.

FIFA ka menduar që të akordojë edhe çmime për lojtarin më të mirë në çdo rol, apo edhe formacionin më të mirë me 11-lojtarë.

Gjithashtu, një çmim special edhe për tifozët.

Goli më i bukur për sezonin që lamë pas, u shpall ai i Daniel Zsori, lojtari i Debrecenit, që ishte nominuar për golin e tij ndaj Ferencvarosh në 16 shkurt 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco