Messi mbërrin së bashku me familjen në Milano

Messi mbërrin së bashku me familjen në Milano

18:40, 23/09/2019

Lionel Messi tashmë gjendet në Milano. Kapiteni i Barcelonës do të jetë i pranishëm në ceremoninë e FIFA-s për më të mirët e vitit 2019 që do të mbahet sonte në mbrëmje në shtëpinë e operës në Milano, duke filluar nga ora 20:30.

Messi mund të fitojë sonte tri çmime, “The Best” (Lojtari i Vitit), çmim për golin e vitit si dhe i padiskutueshëm është në formacionin e vitit.

Për çmimin “The Best”, Messi garon me Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijk.

Bashkë me Messin kanë fluturuar edhe portieri Ter Stegen, si dhe mesfushori De Jong, që pritet të jenë në 11-shen e vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco