Arsyet pse Napoli dështoi të blinte Icardin dhe James Rodriguez

Arsyet pse Napoli dështoi të blinte Icardin dhe James Rodriguez

16:55, 23/09/2019

Carlo Ancelotti pranoi se James Rodriguez dhe Mauro Icardi ishin dy objektiva të merkatos verore të Napolit, teksa në një intervistë për mediat napolitane tregoi edhe arsyet pse dështuan këto dy negociata paralele.

“Po kërkonim disa sulmues dhe njëri prej tyre ishte edhe Icardi. Natyrisht që ishim të gatshëm ta transferonim në Napoli, por që një marrëveshje të mbyllet me sukses, duhet që të gjithë palët të jenë dakord. Sa i përket James, hasëm në rezistencën e fortë të Realit të Madridit, që fillimisht kërkoi shumë dhe më pas e hoqi nga lista e lojtarëve që do të shiteshin”, shpjegoi Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco