Umtiti mund të largohet në janar, zbulohet klubi që po interesohet për francezin

Umtiti mund të largohet në janar, zbulohet klubi që po interesohet për francezin

10:49, 23/09/2019

Samuel Umtiti nuk është aspak i lumtur tek Barcelona.

Mbrojtësi francez po mendon largimin për shkak të minutave të pakta të aktivizimit pasi Valverde preferon që në qendër të mbrojtjes të aktivizojë Pique dhe Lenglet.

Lojtari edhe në verë kishte disa oferta mes tyre Juventus, Arsenal e Manchester United, por në fund Barcelona këmbënguli për ta mbajtur.

E përditshmja angleze “The Sun” ka raportuar se lojtari nuk është i kënaqur me situatën e tij në klub dhe pritet të largohet në janar.

Tottenham Hotspur është skuadra që ka shfaqur interesim për të, por edhe Arsenali vazhdon të monitorojë situatën.

Barcelona mund ta lërë të lirë të largohet francezi, por vetëm nëse paguhet një shumë prej 50 milionë euro.

25-vjeçari iu bashkua kampionëve të Spanjës në verën e vitit 2016 nga Olympique Lyon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco