Berlusconi i zhgënjyer me Milanin: Derbin e pashë në TV, por pas një kohe...

Berlusconi i zhgënjyer me Milanin: Derbin e pashë në TV, por pas një kohe...

09:55, 23/09/2019

Silvio Berlusconi nuk ka kursyer kritikat për Milanin pas humbjes 2-0 në derbin derbin “Della Madonnina”.

Brozovic dhe Lukaku me golat e tyre i dhuruan fitoren Interit, por bosi italian që aktualisht është në krye të klubit të Monzës shprehu një zhgënjim të madh për lojën e ish-skuadrës së tij.

 “U përpoqa ta shikoj në televizion, por pas një kohe futbolli i Milanit më zhgënjeu”, tha ish-presidenti i kuqezinjve për “Calciomercato”.

“Milani e zgjodhi Giampaolon. Të gjithëve iu dukej i mirë ai. Unë kurrë nuk e kam takuar atë, prandaj nuk mund ta vlerësoj”, shtoi ai.

I pyetur për drejtorët e Milanit, Boban dhe Maldini, Berlusconi dha një përgjigje të shkurtër.

“Të themi se i kam përkrahur kur ishin lojtarë”, theksoi ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco