Zidane i lumtur me fitoren: Kemi bërë një ndeshje të nivelit të lartë!

Zidane i lumtur me fitoren: Kemi bërë një ndeshje të nivelit të lartë!

09:02, 23/09/2019

Zinedine Zidane u shpreh i kënaqur me fitoren 1-0 të Real Madridit kundër Sevillas.

Goli me kokë i Karim Benzema-s në minutën e 64-të i dhuroi fitoren “Los Blancos” të cilët morën 3 pikë në transfertën e vështirë kundër Sevillas.

"Jam i lumtur për fitoren, kemi bërë një ndeshje të nivelit të lartë. E interpretuam lojën shumë mirë taktikisht duke luajtur me personalitet dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin", u shpreh fillimisht ai.

"Benzema na dha fitoren përsëri, gjithashtu mbrojta ishte në nivel të lartë. Është fitore ku çelësi kryesor ishte mbrojta dhe puna në grup.

"Nuk do të ndalemi së besuari. Kemi marrë një rezultat të mirë", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco