VIDEO/ Ribery shënon golin e parë me Fiorentinën

VIDEO/ Ribery shënon golin e parë me Fiorentinën

20:05, 22/09/2019

Fiorentina “flirtoi” me fitoren e parë në kampionat, në transfertën e vështirë ndaj Atalantës, por nuk shkoi dot më shumë se një barazim 2-2, që zikaltrit e arritën “me dhunë” në sekondat e fundit të lojës.

Skuadra vjollcë e drejtuar nga Vincenzo Montella shënoi fillimisht me Chiesën në pjesën e parë dhe më pas me Ribery në të dytën, me francezin që gjeti golin e parë me Fioren, por nuk arriti të ruajë deri në fund avantazhin e dyfishtë.

Ishte slloveni Josiph Iliçiç që rihapi takimin në minutën e 84-t, ndërsa në të 90-ën ishte Pasaliç që shtyu topin në rrjetë për herë të dytë, por goli i tij u anulua nga arbitri i takimit, pasi pa një prekje me dorë në pamjet e ofruara nga VAR.

Megjithatë në minutën e pestë dhe të fundit shtesë, ishte belgu Timothy Castagne që lëshoi një predhë nga distanca dhe mposhti për herë të dytë portierin polak Dragowski, duke rikthyer baraspeshën 2-2 në “Tardini”.

Kjo pikë natyrisht që i rri shumë mirë Atalantës, që shkon kështu në vendin e pestë me 7 pikë në 4 javë, ndërsa Fiorentina vijon të mbetet në vendin e fundit të renditjes, me vetëm dy pikë në 4 javët e para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco