VIDEO/ Liverpooli nuk ndalet, kalon pengesën e vështirë të Chelseat

VIDEO/ Liverpooli nuk ndalet, kalon pengesën e vështirë të Chelseat

19:31, 22/09/2019

Në “Stamford Bridge” të Londrës u luajt kryendeshja e javës së gjashtë të Premierligës mes Chelseat dhe Liverpoolit, shkruan Syri.net.

Nënkampionët e Anglisë fituan me rezultatin 2-1, duke vazhduar serinë pozitive në këtë kampionat, ku kryesojnë me pikë të plota, 18.

 Në minutën e 14-të pas një goditje dënimi, Aleksander Arnold shkarkon të djathtën, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës së Chelseat.

Liverpooli shënon edhe golin e dytë në të 30’ me anë të Roberto Firminhos, i cili nuk fal brenda zone, duke gjuajtur saktë me kokë.

Me avantazhin e dyfishtë të skuadrës së Jurgen Klopp mbyllet pjesa e parë, teksa në të dytën Chelsea shkurton diferencën me Kante, por që shërbeu sa për të vulosur rezultatin final 2-1 për Liverpoolin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco