Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

FOTO/ Renditja e Superligës pas javës së 5-të, kryesojnë dy ekipe

FOTO/ Renditja e Superligës pas javës së 5-të, kryesojnë dy ekipe

19:12, 22/09/2019

Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme javën e saj të pestë, dhe tabela e renditjes ka pësuar lëvizje interesante.

Kukësi fitoi 2-1 përballë Tiranës në një sfidë direkte për kreun, dhe tani të dyja ekipet kryesojnë Superioren me nga 10 pikë.

Vendi i tretë mbahet nga Skënderbeu, me 9 pikë, ndërsa Teuta dhe Bylisi me nga 8 pikë të dyja, renditen në vendin e katërt dhe të pestë.

Mbetet në vendin e gjashtë Partizani, pas barazimit me Bylisin. Të kuqtë tani numërojnë 7 pikë në klasifikim. Vllaznia e shtata, me 6 pikë pas pesë ndeshjeve, ndërsa 5 pikë ka Laçi, që mban vendin e tetë.

Luftëtari i parafundit në renditje, me 4 pikë në total, ndërsa mbyll tabelën Flamurtari, që merr pikën e parë në këtë kampionat, pas barazimit me Laçin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco