Ditë tersi për Spal, Etrit Berisha pëson 3 gola në ndeshjen e Serie A

Ditë tersi për Spal, Etrit Berisha pëson 3 gola në ndeshjen e Serie A

16:25, 22/09/2019

Spal dhe Etrit Berisha largohen me një humbje të thellë nga “Mapei Stadium”.

Në ndeshjen që u luajt mesditën e kësaj të diele, Sassuolo triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Spal.

Njeriu i ndeshjes për vendasit e drejtuar Roberto De Zerbi ishte Caputo, autori i 2 golave, ndërkohë që mbylli llogaritë Duncan në pjesën e dytë, goli i vetëm tek i cili Berisha mund të kishte bërë më mirë, pasi në të dy të parët nuk kishte asnjë mundësi për të reaguar.

Kjo ishte disfata e tretë në këtë kampionat për skuadrën e portierit shqiptar, teksa suksesi i vetëm në këto katër javë është arritur përballë Lazios.

Nga ana tjetër, Sasuolo ka arritur të grumbullojë deri në këto momente gjashtë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco