VIDEO/ Portierit egjiptian bën një pritje të jashtëzakonshme

VIDEO/ Portierit egjiptian bën një pritje të jashtëzakonshme

14:34, 22/09/2019

Veprimi akrobatik i një portieri në Egjipt është bërë viral në internet.

Mahmoud Gad i cili luan për Enppi Club, gjatë ndeshjes  së skuadrës së tij kundër Pyramids në Ligën Premier Egjiptiane , bën një pritje, që duket pothuajse e pamundur.

Gjithçka nisi nga një top i gjatë diagonal i pasuar nga një futbollist i Pyramides që kërkonte të gjente shokun e tij të skuadrës, mirëpo aty shfaqet, Gad i cili vjen nga zona e tij dhe e largon topin me kokë.

Nuk përfundoi aty, topi i larguar nga portieri përfundon përsëri tek një futbollist kundërshtar, i cili e godet topin fort, me këmbë ,me qëllimin për të shënuar gol, pasi portieri kishte dalë nga porta. Por ai nuk ja arriti pasi Gad me një sprint që do ta kishte zili dhe Usain Bolt arrin në kohë dhe e largon topin jashtë.

Megjithëse bëri një pritje të jashtëzakonshme ai nuk arriti që ta shpëtoj ekipin e tij nga humbja, Ennpi u mposht 4-0 nga Pyramides.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco