Premier League sot na rezervon një supersfidë, luhet Chelsea - Liverpool

Premier League sot na rezervon një supersfidë, luhet Chelsea - Liverpool

13:50, 22/09/2019

Nuk janë pak, skuadra e Liverpoolit ka arritur që t’i fitojë 5 ndeshje e para në Premier League. Megjithatë në Champions ndaj Napolit të kuqtë treguan që janë një skuadër e thyeshme. Sot në orën 17:30 skuadra e Klopp luan ndaj Chelsea-t në Stamford Bridge me objektivin për të marrë fitoren e rradhës dhe për ta çuar sërish në +5 avantazhin ndaj City-t ndjekës në renditje.

Nuk do të jetë e lehtë pasi Chelsea është një skuadër që po vjen në rritje në drejtimin e Lampard pavarsisht disa rezultateve jo të mira në këto javë të para.

Blutë e Londrës kanë qenë gjithmonë një kockë e fortë për The Reds dhe diçka të tillë e treguan edhe në Superkupën e Europës ku u mposhtën vetëm pas goditjes së penalltive.

Dëmtimet e Emerson, Rudiger dhe Mount i kanë prishur disi planet trajnerit Lampard gjithsesi Chelsea ka një skuadër të mbipopulluar dhe alternativat cilësore për ish-mesfushorin e bluve nuk mungojnë. Klopp në krahun tjetër nuk ka në dispozicion vetëm portierin Alisson, mbrojtësin e krahut Clyne, ndërsa Origi është në dyshim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco