Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Conte: Ndeshja ndaj Slavias na ndihmojë, nuk kam fjetur...

Conte: Ndeshja ndaj Slavias na ndihmojë, nuk kam fjetur...

12:30, 22/09/2019

Interi fitoi derbin e Madoninës ndaj Milanit me rezultatin 2-0, falë golave të Brozovic dhe sulmuesit të afruar në këtë merkato verore, Romelu Lukaku.

Lumturinë për këtë fitore e shfaqi edhe trajneri Conte i cili tha se ishte shumë i kënaqur me këtë triumf, ndërsa theksoi se pas disfatës ndaj Sllavia Pragës në Champions nuk kishte fjetur për dy net rresht.

“Mendoj se ndaj Sllavias duke e parë gotën gjysmë plot, na ndihmoi të shprehnim inatin në fushë. Këto ndeshje të rrisin stimulin. Pas humbjes me Pragën nuk kam fjetur për dy netë, por ajo ndeshje na ndihmoi ndaj Milanit për të kuptuar rrugëtimin tonë. Komplimenta djemve dhe jam i lumtur gjithashtu për tifozët”, – u shpreh Conte pas fitores në derbi.

Interi këtë sezon ka bërë disa afrime cilësore, ndërsa pretendimet e zikaltërve në kampionat dhe në Champions janë për t’u shkuar deri në fund të dy kompeticioneve të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco