Realizoi ndaj Malagas së Sadikut e Bares, Manaj flet pas ndeshjes: Jam i rëndësishëm për klubin, duhet të...

Realizoi ndaj Malagas së Sadikut e Bares, Manaj flet pas ndeshjes: Jam i rëndësishëm për klubin, duhet të...

09:21, 22/09/2019

Rei Manaj arriti që të shënoi, në derbin e shqiptarëve, duke i dhënë dhe fitoren Alabasetes ndaj Malagas së Sadikut dhe Bares.

Sulmuesi shqiptar ka folur pas ndeshjes duke thëne se ishte një ndeshje shumë e mirë dhe që ai ka pasur një problem fizik.

“Loja shkoi shumë mirë, ne e shfrytëzuam atë dhe përpjekja e ekipit ishte e mrekullueshme. Jemi shumë të lumtur. Skuadra ka reaguar mirë pas humbjes 0-4 nga Tenerife duke fituar ndaj Hueskës dhe sot, para një rivali të madh”, shprehet Manaj.

Më tej ai ka shtuar: “Fizikisht nuk kam qenë mirë, kam pasur një problem dhe kam shkuar edhe me Kombëtaren por tani shpresoj të jem mirë. Nëse nuk luaj, unë mendoj se është normale të zemërohem dhe këtë vit ndenja këtu, pasi isha një lojtar i rëndësishëm për klubin. Unë duhet të stërvitem mirë dhe të kontribuoj shumë për ekipin”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco