Ronaldo flet për gjestin në Wanda Metropolitano: Njerëzit janë budallenj dhe flasin shumë

Ronaldo flet për gjestin në Wanda Metropolitano: Njerëzit janë budallenj dhe flasin shumë

08:44, 22/09/2019

Cristiano Ronaldo nuk ndihet aspak mirë kur dëgjon teoritë e njerëzve dhe gazetarëve, për veprimin e tij me dorë gjatë ndeshjes me Atletico Madrid.

Portugezi humbi një rast për gol në minutat e fundit te ndeshjes për Juventusin, dhe pas rastit bëri një gjest me dorë të cilin tifozët e “Los Colchoneros” e morën si ofendim ndaj tyre, pasi në, Itali, veprimi i Ronaldos, përkthehet si frikë apo druajtje.

Mirëpo, pas ndeshjes, Ronaldo tha vetëm “Mëso, duhet të mësoni” kur u pyet për atë veprim.

Ronaldo e shënoi golin e fitores, nga pika e penalltisë, në ndeshjen kundër Hellas Veronas të shtunën. Pas ndeshjes, ai u pyet sërish për veprimin e tij, dhe u shpreh: “Njerëzit flasin shumë. Kjo është e gjitha. Njerëzit janë budallenj dhe flasin shumë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco