VIDEO/ Rei Manaj shënon në Spanjë, mposht Malagën e Sadikut

VIDEO/ Rei Manaj shënon në Spanjë, mposht Malagën e Sadikut

23:30, 21/09/2019

Rei Manaj ka shënuar një gol në sfidën mes Albacetes së tij dhe Malagës së Armando Sadikut e Keidi Bares.

Të tre futbollistët shqiptarë ishin në fushë gjatë gjithë ndeshjes, duke zhvilluar lojë mjaft të mirë në tërësi, por ishte pikërisht sulmuesi lushnjar bëri diferencën, me golin vendimtar të shënuar në pjesën e dytë.

Ky ishte goli i parë sezonal për Manajn në Secunda Division, ndërsa sulmuesi tjetër i kuqezinjve, Armando Sadiku gjeti rrjetën javën e kaluar për Malagën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco