VIDEO/ Shënoi në derbi, zbulohen fjalët e Lukakut drejtuar kamerës!

VIDEO/ Shënoi në derbi, zbulohen fjalët e Lukakut drejtuar kamerës!

23:14, 21/09/2019

Interi mposhti 2-0 Milanin në “Derby della Madonnina” në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Romelu Lukaku po vijon të shënojë rregullisht tek Inter në Serie A, duke realizuar 3 gola në 4 ndeshjet e tij të para në Itali.

Goli në derbin ndaj Milanit, padyshim që është shumë special për të dhe festa me shokët e skuadrës ishte e veçantë, por pas atij momenti sulmuesi belg ka patur një përshëndetje speciale para kamerës.

Mesa duket ajo shenjë nuk ka të bëjë me asnjë që e kritikon atë, por me një mesazh të thjeshtë dashurie: “Mami, të dua!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco