Barça humbjes shokuese përballë Granada-s, zbret në vendin e 7-të në La Liga

Barça humbjes shokuese përballë Granada-s, zbret në vendin e 7-të në La Liga

23:05, 21/09/2019

E pabesueshme por e vërtetë! Barcelona është mposhtur me rezultatin 2-0 përballë Granada-s në “Estadio Nuevo Los Carmenes”.

Një tjetër paraqitje e dobët e katalanasve në La Liga dhe tani kampionët në fuqi pozicionohen në vend të 7-të në renditje, ndërsa Granada ka marrë kryesimin e kampionatit spanjoll.

Ishte Azeez ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë të takimit. Reagimi i miqve nuk erdhi kurrë, as pas pushimit kur në fushë u futën Messi dhe Fati.

Ë minutën e 65’ Vadillo ka dyfishuar rezultatin duke e bërë të pamundur për katalanasit të përmbysnin rezultatin.

Goditja e parë në kuadrat e katalanasve ka ardhur pasi ishte luajtur një orë lojë, nga një 16-vjeçar.

Tjetër zhgënjim për Barcelonën që po vuan shumë për të marrë rezultat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco