Juventusi fiton me përmbysje përballë Verona-s

Juventusi fiton me përmbysje përballë Verona-s

20:50, 21/09/2019

Juventusi është kthyer te fitorja pas barazimit pa gola javën e kaluar ndaj Fiorentinas.

‘Bardhezinjët’ kanë mposhtur me vështirësi ekipin e Veronas, ku mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani luajti për 90 minuta.

Miqtë befasuan vetëm pas 21 minutave, kur Miguel Veloso realizoi një supergol, pasi paraprakisht shoku i tij i skuadrës Di Carmine (20’) gaboi nga penalltia.

Ardhja e re e torinezëve, Aaron Ramsey (31’) barazoi gjithçka me një gol të bukur para se Cristiano Ronaldo (49’) t’i siguronte ekipit të tij pikë të plota.

Pas këtij takimi, Juventusi pozicionohet në vendin e dytë në kuotën e 10 pikëve, po aq sa Interi që sot në mbrëmje përballet me Milanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Balo Bna 21/09/2019 22:41

Marash Kumbulla mbrojtes i Kombetares luajti me mire se ai kosokari yt...

Shto koment

Denonco