VIDEO/ Shënoi golin e parë me Juventusin, Ramsey sapo ka ‘mallkuar’ Shqipërinë

VIDEO/ Shënoi golin e parë me Juventusin, Ramsey sapo ka ‘mallkuar’ Shqipërinë

19:58, 21/09/2019

Futbollisti i Juventusit, Aaron Ramsey njihet për “mallkim” e tij, pasi sa herë ai shënon gol, vdes një personazh i njohur, por këtë herë ai i ka sjellë ters Shqipërisë.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë ka goditur sot vendin tonë duke sjellë dëme të mëdha në objekte por edhe dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur.

Për më tepër 28-vjeçari ditën e sotme realizoi golin e parë me fanellën e Juventusit dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe pasi pritet rastësia e frikshme.

Gaddafi, Bin Laden, Jobs, Houston dhe David Bowie, janë disa nga personazhet publikë, që kanë ndërruar jetë ditën që mesfushori ka shënuar gol në fushën e blertë.

Ndërsa dy golat ndaj Cardif u shoqëruan me vdekjen e aktorit Paul Walker, i cili u aksidentua pak pas dopietës së të riut uellsian.

Dhe i madhi Robin Williams, i cili kreu vetëvrasje vetëm 24 orë pasi Ramsey shënoi ndaj Manchester City.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco