Milan – Inter, kur ishte një çështje familjare. Derbi i vëllezërve Baresi

Milan – Inter, kur ishte një çështje familjare. Derbi i vëllezërve Baresi

14:59, 21/09/2019

Mungojnë pak orë nga fillimi i derbit të Madoninës.

Milani dhe Inter do të ndeshen mes tyre për herë të 224 në kampionat. Dhe për këtë derbi nuk do të ishte e mjaftueshme as një enciklopedi për të treguar historinë e gjatë mes dy klubeve.

Mund të kujtojmë shumë moment nga kjo histori, por ajo që mbahet mend dhe që mund të kujtohet me shumë kënaqësi është historia e familjes Baresi e cila i ka dhënë shumë këtij derbi.

Për shumë vite kjo sfidë u zhvendos në familjen e tyre, pasi dy vëllezërit, Giussepe dhe Franco Baresi përfaqësonin dy skuadrat e këtij qyteti, madje ata e gjetën veten kapiten të skuadrave (Giussepe i Interi dhe Franco i Milanit).

Ka pasur shumë futbollistë nga e njëjtë familje por kjo Baresi është me të vërtetë rrallë, pasi të dy luftonin për anët e kundërta të qytetit milanez.

Image

Mes të dyve pa dyshim më i famshmi është lojtari i Milanit. Franco Baresi ishte pa dyshim një nga mbrojtësit më i mirë italian.

Me Milanin ai fitoi gjithçka: 6 kampionate , 4 Superkupa italie , 3 Kupa të Ligës së Kampionëve , 4 Superkupa të UEFA- s dhe 2 Kupa Ndër-Kontinentale .

Ndërsa Giuseppe fitoi me Interin: 2 kampionate,1 kupë Uefa, 2 kupa italie dhe 1 Superkupë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco