Gerrard ia thotë në sy Grezdës: Nuk do luash më me Rangers

Gerrard ia thotë në sy Grezdës: Nuk do luash më me Rangers

13:43, 21/09/2019

Eros Grezda nuk është më në planet e Gerrard.

Gjithçka ka nisur pas skandalit të pak ditëve më parë, ku sulmuesi shqiptar ka pështyrë kundërshtarin në ndeshjen e fundit tek të rinjtë.

Të gjithë prisnim dënimin e Grezdës dhe tashmë ka mbërritur, megjithëse nuk mund të ketë përfunduar ende. Gjoba është e fundit që mund të diskutohet, me raportimin që vjen nga mediat skoceze.

Sipas këtyre të fundit, legjenda Gerrard që drejton skocezët ia ka thënë hapur Grezdës se nuk mund të luajë më te Rangersi pasi ka pështyrë kundërshtarin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco