FOTO/ Ndizen prozhektorët në stadiumin e ri, shikoni si duket ‘Arena Kombëtare’

FOTO/ Ndizen prozhektorët në stadiumin e ri, shikoni si duket ‘Arena Kombëtare’

21:20, 20/09/2019

Janë duke ecur me rritmë të shpejta punimet për përfundimin e stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Gjasat janë të mëdha qe impianti modern të inaugurohet në ndeshjen e kthimit kundër Francës që do të zhvillohet në datën 17 nëntor.

Mbrëmjen e sotme është bërë edhe testimi i prozhektorëve në impiantin e ri modern që është duke u ndërtuar në kryeqytet.

Ka qenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, dhe njëherazi Shefi i Sektorit të Infrastrukturës në FSHF, Arben Dervishaj, i cili ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut fotot nga ndezja e prozhektorëve në “Arenën Kombëtare”.

Kujtojmë që pak ditë më parë përfundoi edhe shtrimi i tapetit të gjelbër.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco