Borxhi i frikshëm i Tiranës, rrëfehet Refik Halili: Kemi pësuar goditje të rëndë...

Borxhi i frikshëm i Tiranës, rrëfehet Refik Halili: Kemi pësuar goditje të rëndë...

20:59, 20/09/2019

Tirana e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, teksa kryeson kampionatin me 10 pikë në 4 ndeshjet e para. Në kampin bardheblu duken tepër optimist, teksa besojnë se ky do të jetë viti i duhur për t’u rikthyer te trofeu, pas disa sezonesh tepër të vështira.

Në një prononcim për “RTSH”, presidenti i 24 herë kampionëve të vendit, Refik Halili, ka rrëfyer momentet e vështira dhe goditjet e rënda që klubi i tij ka marrë, teksa dëshiron që për 100-vjetorin t’iu bëjë tifozëve si dhuratë trofeun e Superiores.

“Jemi të kënaqur por ka shumë punë. Të gjithnjë jemi vetëkënaqur dhe gjatë këtyre ditëve është marrë superxhiro. Do flas këto ditë, sepse kampionati fillon tani, këtë javë.

Merkatoja këtë sezon është bërë me kujdes, jo se nuk është bërë edhe herë të tjera, por këtë sezon hymë shpejt në merkato, shfrytëzuam momentin.

Problem mbeten borxhet e trashëguara. Po i sistemojmë. Do vuajmë dhe pak. Sa i përket merkatos dhe futbollistëve jemi në gjyqe sportive zero, jemi futur në shina totalisht dhe ecim vetëm para duke bërë pagesat e çdo muaji.  Borxhi ka qenë i frikshëm por edhe më vonë do flasim edhe për gjërat e mira në likuidim.

Momentet të vështira ka pasur shumë. Kanë qenë të rënda, goditja të rëndë. Ndoshta nuk i kemi merituar si klub apo edhe unë si individ. Por nuk dua të gjejmë fajtorë.

Do fillojmë shpejt punë për 100 vjetorin do ketë një grup pune. Për trofetë e të gjitha. Ju them se borxhet do jenë sistemuar para 100 vjetorit. Të jemi të likuidur dhe të kemi llogaritë e bardha.

Kam pasur shumë shqetësime, por kam duruar. Por i kam thënë vetes puno dhe çoje klubin para te trofetë. Jam i bindur për këtë sepse kam besuar te forcat dhe te stafi por edhe te tifozët sepse e di që është më e mira. Pa ata nuk ecim para.

Me Gaz Demin kemi marrëdhënie të mira, sa i përket sportit të shikojmë mbase gjërat ndryshojë. Ekipi dhe tifozët presin shumë. Në qoftë se flasim në infrastruktur jemi më mirë se më parë. Po punojmë edhe për menaxhimin në përgjithësi të reklamave dhe të ardhurave. Nga dita në ditë po hedhim hapë të vegjël, çdo muaj do të ketë nga pak ndryshime”, u shpreh Halili./ panorama sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco