Reagon Areola: Nuk ishte dëshira ime, ja e vërteta e FOTO-s me lojtarët e PSG-së…

Reagon Areola: Nuk ishte dëshira ime, ja e vërteta e FOTO-s me lojtarët e PSG-së…

20:08, 20/09/2019

Real Madridi humbi me rezultatin e thellë 3-0 kundër PSG-së, ne ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Por sikur të mos mjaftonte ajo humbje, tifozët e Realit duhet të përballeshin edhe me një gjest të portierit të tyre Alfonso Areola.

Portieri francez pozoi një foto në fundin e ndeshjes së humbur kundër PSG-së, me Mbappenw dhe Shupo-Moting, ku dukej i qeshur.

Menjëherë pas kësaj në drejtim të tij kanë ardhur kritika të shumta nga tifozët, për të cilat ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku shkruan: “Të nderuar tifozë të Real Madridit, ndihem shumë i trishtuar për disa komente për një foto që po qarkullon në rrjetet sociale. Dua që të gjithë tifozët e Realit ta dinë që zemra ime është me këtë skuadër që kur kam nënshkruar për këtë klub. Nuk mund të duroj as më të voglin dyshim për motivimin tim, besnikërinë time dhe përfshirjen time me Real Madridin. Humbja e së mërkurës më ka prekur edhe mua, si dhe të gjithë ata që janë pjesë e kësaj familje të madhe. Pas ndeshjes pata një ribashkim me ish-shokët e mi të skuadrës, të cilët nuk kam pasur kohë t’i përshëndes dhe t’iu them lamtumirë kur u largova. Prandaj, kërkoj falje për tifozët që janë ndjerë të ofenduar pasi nuk ishte dëshira ime dhe shpresoj që së bashku të arrijmë shumë suksese.”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Querida afición del Real Madrid: me siento muy triste por algunos comentarios a una foto que circula en las redes sociales. Quiero que todos los madridistas sepan que mi corazón es blanco desde que fiché por este club y no puedo soportar la menor duda sobre mi motivación, mi lealtad y mi implicación por el Real Madrid, nuestro Madrid. La derrota de ayer me ha afectado al igual que a todos los que formamos esta gran familia. Tras el partido tuve un reencuentro con mis ex compañeros y amigos, a quienes no me había dado tiempo de despedirme. Por eso, reitero mis disculpas a los madridistas que se hayan sentido ofendidos, no era mi deseo y espero que todos juntos podamos lograr muchos éxitos Hala Madrid!! @realmadrid #halamadrid

A post shared by Alphonse Areola (@areolaofficiel) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco