Kreu kimioterapi për kancerin, talenti i Man United rikthehet në stërvitje

Kreu kimioterapi për kancerin, talenti i Man United rikthehet në stërvitje

19:52, 20/09/2019

Talenti i Manchester United, Max Taylor është rikthyer në stërvitje pasi i është nënshtruar me sukses trajtimit të kancerit.

19-vjeçari u rikthye në fushën e stërvitjes për herë të parë pasi kreu kimioterapi për sëmundjen vdekjeprurëse, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Duke folur për kthimin e tij, Taylor tha për Manchester United: "Ndihem jashtëzakonisht krenar dhe i lumtur që të kthehem në fushën e stërvitjes me shokët e mi të ekipit.

"Pa mbështetjen e paçmuar të familjes time, shokëve të skuadrës dhe natyrisht infermierëve dhe mjekëve, kthimi im në stërvitje në këtë fazë nuk do të ishte i mundur”, përfundoi ai.

Ditën e sotme, klubi britanik publikoi një fotografi ndërsa Taylor ishte i buzëqeshur përkrah shokëve të tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco