Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Drejtori i Barçës: Ne bëmë maksimumin për ta rikthyer Neymarin!

Drejtori i Barçës: Ne bëmë maksimumin për ta rikthyer Neymarin!

19:15, 20/09/2019

Shefi ekzekutiv i Barcelonës, Oscar Grau thotë se gjiganti katalunas bëri maksimumin për të rikthyer Neymarin në “Camp Nou”.

Neymar dëshironte të largohej nga Franca dhe e kishte shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Barcelonë, por Paris Saint-Germaini i refuzoi të gjitha ofertat.

“Ne bëmë gjithçka për të rikthyer Neymarin në “Camp Nou”. Klubi bëri gjithçka që ishte e mundur. I bëmë dy oferta: me dhe pa lojtarë në këmbim. Por, kuptuam që PSG-ja nuk donte ta shiste lojtarin...”, ka thënë Grau për të përditshmen spanjolle “Mundo Deportivo”.

Kujtojmë që në vitin 2017, PSG-ja bleu kartonin e brazilianit plot 222 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco