'Ky ves duhet të zhduket, vitet e shkuara...!', Conte pranon sherrin Brozovic-Lukaku!

'Ky ves duhet të zhduket, vitet e shkuara...!', Conte pranon sherrin Brozovic-Lukaku!

18:22, 20/09/2019

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka folur përpara derbit ndaj Milanit në “San Siro”.

Në një deklaratë për mediat, tekniku italian është pyetur edhe për sherrin mes Brozovic dhe Lukakut.

Çfarë ndodhi mes Lukakut dhe Brozoviç?
"Interi është gjithmonë shumë i përfolur në media dhe kam, vënë re që kështu ka qenë edhe në të kaluarën, por kjo nuk do të thotë që duhet të mësohemi me këtë situatë. Është një situatë normale, të cilën klube të tjera dinë ta fshehin më mirë dhe ta zgjidhin brenda vetes. Kemi një diferencë të madhe të rritjes brenda dhe jashtë fushës. Kemi boshllëqe të mëdha dhe duhet të jemi të mirë në plotësimin e tyre. Ne duhet të ndryshojmë zakonet e këqija të gjithë së bashku", tha Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco