Fabio Capello jep emrin e ekipit që mund të fitojë Champions League

Fabio Capello jep emrin e ekipit që mund të fitojë Champions League

09:29, 20/09/2019

Fabio Capello beson se Juventus ka kualitetet e nevojshme për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Ai ka lavdëruar paraqitjen e bardhezinjve në barazimin 2-2 në transfertë me Atletico Madridin.

“Kam parë personalitet të madh të shfaqur në një fushë të vështirë si Wanda Metropolitano”, deklaroi Capello për të përditshmen sportive italiane “Tuttosport”.

“Ata kanë ditur të vuajnë kur duhej të vuanin, futbollistët e kanë ndihmuar njëri-tjetrin dhe kanë dhënë maksimumin. Ishte një tjetër Juventus, në dallim nga ndeshja me Fiorentinën”, shtoi ai.

“Janë ballafaquar me Atleticon pa frikë, me shpirtin e duhur të Ligës së Kampionëve. Këtë sezon Juventusi mund ta fitojë trofeun”, theksoi ish-trajneri i Juventusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco