U ndëshkua nga gafa e Strakoshës, ja çfarë thotë Inzaghi për humbjen e Lazio-s

U ndëshkua nga gafa e Strakoshës, ja çfarë thotë Inzaghi për humbjen e Lazio-s

23:27, 19/09/2019

Trajneri i Lazio, Simone Inzaghi ka folur pas humbjes në transfertë ndaj Cluj me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për Europa League.

Thomas Stakosha ishte protagonist negativ pasi gaboi duke i “dhuruar” golin e dytë skuadrës rumune.

“Ka shumë zhgënjim për këto dy humbje. Si trajner duhet të them se skuadra ka luajtur dhe krijuar, por bëmë gabime në mbylljen e ndeshjes. Sikurse ndodh shpesh, duke mos shënuar golin e dytë e të tretë të merituar, me raste të rrezikshme, të ndodh që të akordojnë kundër një penallti inekzistente”.

“Pastaj, goli i dytë ia shënuam vetes. Pas 1-0, duhej të kishim shënuar rastin e Lazzari ose atë të Milinkovic. Mbetem gjithsesi i bindur se do ta kalojmë grupin. Nuk mund të bëhen gabime të tilla”, deklaroi ndër të tjera Inzaghi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco