Messi apo Maradona? Veron jep këtë përgjigje interesante!

Messi apo Maradona? Veron jep këtë përgjigje interesante!

21:33, 19/09/2019

Juan Sebastian Veron thotë se krahasimi midis Messit dhe Maradonës është i padrejtë pasi të dy lojtarët përfaqësojnë epokat e  tyre.

Veron është një nga të rrallët që ka luajtur me të dy lojtarët në periudha kohe të ndryshme.

“Është e vështirë. Shumë komplekse. Disa thonë Maradona, pasi ai fitoi Kupën e Botës. Ata që nuk kanë parë Maradonën por kanë parë Messin, do të thonë Messi” është përgjigjur Veron.

“Mendoj se këto krahasime të lojtarëve që kanë dhënë shumë për futbollit janë të padrejta. Këto debate nuk të çojnë askund, janë të pavlefshme...” ka vijuar argjentinasi.

“Diego shkroi historinë në një epokë, kurse Messi sot shënon epokën e tij, me personalitete të ndryshme dhe stile të ndryshme loje. Ata janë padyshim dy lojtarë historik dhe jemi me fat që janë të Argjentinës”, përfundoi ish-lojtari i Manchester United.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco