Sherri Ter Stegen-Neuer/ Reagon Uli Hoeness: Iu tregoj portierin më të mirë në botë!

Sherri Ter Stegen-Neuer/ Reagon Uli Hoeness: Iu tregoj portierin më të mirë në botë!

19:53, 19/09/2019

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hoeness ka folur për debatin e zjarrtë që po zhvillohet kohët e fundit mes Manuel Neuerit dhe Ter Stegen.

Konkurrenca në portën e përfaqësueses së Gjermanisë, ka bërë që dy “gardianët” të shpërthejnë në kritika ndaj njëri-tjetrit.

Ishte fillimisht anëtari i Barcelonës, Marc Andre Ter – Stegen, ai që kishte thënë se nuk e kupton arsyen pse ai qëndron në stol.

Me të njëjtën gjuhë kritike iu përgjigj edhe Manuel Neuer por për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar numri një i klubit bavarez.

Sipas Hoeness, Manuel Neuer meriton vendin e titullarit pasi është portieri më i mirë që ka përfaqësuesja e Gjermanisë.

"Manuel Neuer ka qenë për vite me radhë portieri më i mirë në botë dhe bëri një shkëputje pas dëmtimit 1 vjeçar, por është e qartë që tani ka gjetur sërish formën e tij dhe është i shëndetshëm, do të jetë përsëri portieri me i mirë në botë. Prisja me shumë nga Federata Gjermane, kohët e fundit kemi pasur disa probleme me ata. Së pari, mënyra se si larguan tre lojtarët tanë ish-kampione bote ishte e padrejtë, dhe tani kjo sjellje me Manuel Neuer, kapitenin e kombëtares. Nuk e kuptoj si e lejojnë një lojtar të flasë në publik gjëra që duhet t’i flasë vetëm me Joachim Loë. Kjo nuk duhet të ndodhë. Ne do të mbajmë qëndrimin tonë dhe nuk do të lejojmë që reputacioni dhe imazhi i lojtarëve tanë të dëmtohet pa arsye. Ter Stegen është portier i mire por Manuel Neuer është më i mirë dhe ka më shumë eksperiencë. Kjo nuk duhet të diskutohet më. Asnjë nuk duhet të këtë dyshime mbi faktin se Neuer është portieri më i mirë gjerman. Për sa kohe të jete i shëndetshëm ai do të jetë numri 1, nuk ka vend për diskutim. Ne kombëtare ka hierarki dhe do të thotë se numri 1 është Manuel Neuer", përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco