Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mourinho: Eto'o duhet ta fitonte ‘Topin e Artrë’, ishte më i miri në botë!

Mourinho: Eto'o duhet ta fitonte ‘Topin e Artrë’, ishte më i miri në botë!

19:09, 19/09/2019

Jose Mourinho nuk ka kursyer elozhet për Samuel Eto'o.

Sipas trajnerit portugez, sulmuesi kamerunas duhet të fitonte “Topin e Artë” pasi për disa vite Eto'o ka qenë sulmuesi më i mirë në botë.

"Është e vështirë të kuptohet pse Samuel Eto'o nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë, duke parë karrierën e jashtëzakonshme që ka patur.

"E meritonte, edhe pse e di se nuk varet nga ne. Ka luajtur për skuadrat më të mira në kampionatet kryesore të botës, ka fituar kudo që ka shkuar dhe ka shënuar gjithmonë shumë gola".

"Për më tepër, ka fituar tre Champions League, duke shënuar në dy finalet e luajtura me Barcelona-n. Me pak fjalë, ka qenë sulmuesi më i mirë në botë për disa vite”, tha Mouurinho për Cameroon Radio.

Në lidhje me gjysmëfinalen e 2010-ës, të luajtur si mbrojtës krahu me Inter-in: "Është sakrifikuar kundër Barcelona-s për të na ndihmuar të fitonim. Ishte ajo që i duhej skuadrës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco