Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Xherdan Shaqiri: Jam pak i mërzitur që nuk po luaj, shpresoj të fitojmë titullin!

Xherdan Shaqiri: Jam pak i mërzitur që nuk po luaj, shpresoj të fitojmë titullin!

17:46, 19/09/2019

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, po kalon një periudhë të keqe, pasi nuk po aktivizohet me skaudrën e “The Reds”.

Ai nuk ka më vlerësimin e sezonit të kaluar nga trajneri Jurgen Klopp. Futbollisti shqiptar ka zbuluar se është paksa i frustruar, për faktin se nuk i jepen minuta të mjaftueshme.

“Nuk është e lehtë për mua, jam pak i mërzitur. Duhet të jem në gjendje që të përballem me situata të tilla, duhet t’i pranoj, kam qenë gjithmonë me skuadrën”, tha Shaqiri.

“Nuk mund të pyesësh trajnerin që të fusë në çdo ndeshje. Kemi një trajner fantastik, një klub të madh dhe atmosfera është shumë familjare. Shpresoj që të sjellim Premier Ligën në Liverpool pas 30 vitesh”, tha mes tjerash Shaqiri.

Në ndeshjen e fundit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, Shaqiri u aktivizua vetëm në minutën e 87-të të ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco